Apple bashkon forcat me Samsung për të krijuar iPhone 8

iPhone 8 pritet që të përmbajë një ekran të lakuar i cili do të ndërtohet nga “armiku” i Apple, Samsung.

Raportimet online sugjerojnë se celulari “top sekret” do të pajiset me një ekran të bukur dhe të lakuar të bërë nga plastika, ndryshe nga qelqi.

Ekrani pritet që të bëhet nga OLED, që do të thotë se do t’ju ofrojë përdoruesve një kualitet më të mirë dhe në të njëjtën kohë do të jetë më i hollë dhe më i lehtë se ekranet tradicionale, transmeton Gazeta Express.

Thashethemet e pakonfirmuara u publikuan në Korea Herald, duke cituar një burim brenda Apple.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme