Apple do të përditësojë Sirin

Apple kërkon të përmirësojë më tepër aftësitë e Sirit. Në të vërtetë Siri nuk ka arritur performancen që drejtuesit e Apple prisnin. Kjo lëvizje po realizohet si pasojë e platformave të të tjera që po fitojnë më shumë vëmendje si për shembull Amazon Alexa Echo, transmeton Top-Channel.

Po sigurisht Apple nuk mposhtet kaq lehtë. Burime brenda kompanisë amerikane kanë lënë të nënkuptohet se Apple mund të jetë duke punuar për një version të përmirësuar për Sirin.

Të njëjtat burime zbulojnë se Apple është duke punuar në një qendër të avancuar në Yokohama në Japoni. Ky projekt është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit.

Sipas burimeve, kompania do që Siri të jetë akoma më inteligjent si për shembull të ndihmojë përdoruesit në ruajtjen e baterisë, rekomandimin e këngëve që duhet të dëgjojnë në Apple Music, madje t’i kujtojnë përdoruesit edhe ku e ka parkuar makinën.