Apple e bën edhe këtë: Së shpejti përdoruesit e iPhone do të hapin derën me telefon

Apple synon të prezantojë një tipar të ri që do t’i lejojë përdoruesit e iPhone të zhbllokojnë dyert dhe veturat në shtëpi duke përdorur telefonin.

Engadget shkruan se do të jetë e mundur në sajë të çipit NFC (komunikim afër fushës) në telefonin e mençur, i cili lejon përdorimin e shërbimeve të tilla si Apple Pay.

Ndryshimi i çipit NFC pritet muajin e ardhshëm dhe duhet të shënojë fillimin e përdorimit të iPhone për ndërveprime të tjera të ndjeshme ndaj sigurisë, nga pagesat e transportit e deri te hapja e derës dhe verifikimi i identitetit.

Çipi NFC mund të përdoret në një numër mënyrash, duke përfshirë përdorimin në industrinë e kujdesit shëndetësor, transmeton KosovaPress.

Ndryshimet do të vijnë në përditësimi iOS 12, dhe mbi këto aftësi Apple ka punuar që nga 2014 me HID Global. Prezantimi i veçorive të reja pritet në fillim të qershorit në Woldwide Developers Conference (WWDC).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme