Apple sërish lider në tregun e “tablets”

Apple ka shitur 45.2 milionë iPad-ë në vitin 2016, shumë më shumë se Samsungu duke mbajtur lidershipin në këtë treg.

Samsungu shiti 27 milionë tabletë gjatë vitit të shkuar, ndërsa në total tregu i tabletave pati rënie prej 6.6 për qind në krahasim me një vit më parë.

Apple vitin e shkuar pati rënie prej 14.1 për qind, ndërsa ndër të paktët që u rritën ishte Amazoni dhe Lenovo që shitën 11 milionë, përkatësisht 10.9 milionë tabletë.

Sipas parashikimeve të “Trendforce”, Apple do të mbajë pozitën e parë në këtë treg edhe për vitin 2017, por do të pësojë rënie sërish në shitje.

Apple pritet të lansojë tre iPadë në vitin 2017.