Apple sot prezanton iPhone’in e ri

E mërkura është ditë e madhe në botën e teknologjisë. Apple sot mban ngjarjen e saj vjetore ku pritet të zbulohet iPhone 7 i ri.

Pajisja e shumëpritur vjet pikërisht në kohën kur rivali i tyre, Samsung, ka tërhequr nga tregu pajisjen e saj të avancuar Note 7 për shkak të problemeve me bateri, shkruan BBC.

Kohëve të fundit ka pasur shumë thashetheme në lidhje me veçoritë e iPhoneit të ri.

Shumë komentues presin nga Apple që të heq nga përdorimi portin e kufjeve, duke e lënë pajisjen me vetëm një port.

Kjo do t’i detyrojë përdoruesit që të përdorin lidhjen me Bluetooth për kufje apo të blejnë kufje kompatibile me portin e Apple-it, i cili përdoret edhe për të rimbushur pajisjen.

Por, se çfarë do të ketë në të vërtetë pajisja e re, mbetet të shohim gjatë ditës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme