Arben Taravari flet lidhur zhvillimet e fundit në LrPDSH

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSh-së Arben Taravari në një intervist për Almakos duke folur për bashkimin e opozitës kishte deklaruar se nuk do ta përkrah liderin e LR-PDSH-së Ziadin Selën nëse nuk bashkohet me të gjithë opozitën.

“A mendoni se unë apo mijëra të tjerë do të përkrahnim z.Ziadin Sela nëse ky i fundit do të bënte kapriço me kombin, duke luajtur “dua – s’dua” të bashkohem me partitë e tjera?! Sigurisht që Jo! Por falë Zotit, kryetari i partisë tonë, jo vetëm që nuk ka refuzuar takimin me këto parti, por me gjithë energjinë e mundshme punon që të bashkohemi sa më shpejt! Dhe jam shumë optimist që do të bashkohemi!” pati deklaruar Taravari

Mirëpo, bashkimi i opozitës shqiptare nuk kishte ndodhur. Për më tepër, në intervistat e tij parazgjedhore, lideri i Lr – PDSh, Ziadin Sela kishte deklaruar se do të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit nëse Aleanca për Shqiptarët nuk do të dilte fituese e këtyre zgjedhjeve.

Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme la shumë për të dëshiruar për Aleancën për Shqiptarët e cila arriti të grumbullojë rreth 36 mijë vota, të cilat u përkthyen në 3 mandate për opozitën e bashkuar që përbëhej nga LrPDSH, RDK e Vesel Memedit dhe UNITETI.

Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në zyrtarizimin e plotë të rezultatit zgjedhor nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe deri më tani Ziadin Sela nuk ka reflektuar lidhur me premtimin e tij publik. Në fakt, vetë themelimi i Lr PDSH kishte dalur si pasojë e këtij parimi që Ziadin Sela e përdorte si argument kundrejt liderit të PDSH – së, Menduh Thaçi. Sela deklaronte se reformimi i PDSH – së është i domosdoshëm, sidomos kur në krye të saj ndodhet një njeri që nuk largohet as pas dështimeve zgjedhore dhe nuk liron vend për energji të reja.

Burime të mirinformuara të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se përgjegjësia politike është duke u kërkuar nga Ziadin Sela nga intelektualë që i ishin bashkëngjitur Lr PDSH – së pë një reformim të mirëfilltë të PDSH – së dhe për ta sjellë atë në rrugën që e kishte lënë amanet edhe ish i ndjeri, themeluesi i PDSH’së, Arbën Xhaferi.

“Unë u largova me dëshirë që të krijoj hapësirë për të rinjtë që të dëshmojnë veten lirisht, pa kurrfarë konfliktesh të brendshme që aq shumë e kontaminojnë skenën politike shqiptare. Jam i qetë që pas vetes lë një parti të konsoliduar si nga aspekti doktrinar ashtu edhe strukturor. Nëse do të kem nevojë ta dëshmoj relevancën time, këtë sëmundje që i mundon të gjithë politikanët, atëherë do të gjej forma të tjera duke mos e trazuar partinë që e udhëhoqa 14 vjet”, kishte deklaruar i ndjeri, intelektuali dhe politikani i shquar shqiptar, Arbën Xhaferi.

I kontaktuar nga portal Sakte.net, sekretari i përgjithshëm Arben Taravari ka deklaruar: “Rezulatet tona nuk janë të keqija, pritjet kanë qenë pak më te mira. Por duke e pasur parasysh se kampanja jone ka kushtuar shumë pak dhe duke pasur parasysh që kemi pasur opstruksione dhe bllokime nga mediat dhe portalet, rezultati jonë është i shkëlqyeshëm!”, ka shprehur bindjen e tij sekretari i përgjithshëm i Lr – PDSh – së, Arben Taravari, në pyetjet nëse janë të kënaqur me rezultatin e arritur si Aleancë për Shqiptarët, si dhe si një ze i fuqishëm dhe ndryshe brenda partisë si e komentoni deklaratën e z. Ziadin Sela se ai do të jep dorëheqje nëse nuk e mposht BDI’ne? Është kjo një gjë që varet vetëm nga kryetari i Partisë apo edhe kryesia do të reflektojë lidhur me këtë çështje./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme