Arben Taravari me porosi për Ziadin Selën? Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë!

Doktori Arben Taravari duket se ka zgjedhur një thënie të Ernest Hemingway për t’i dërguar porosi liderit të partisë së tij, Ziadin Sela.

“Më pëlqen të dëgjoj. Kam mësuar shumë nga dëgjimi me kujdes. Shumica e njerëzve nuk dëgjojnë kurrë./Ernest Hemingway”, ka shkruar Taravari në rrjetin e tij social.

Përndryshe, Arben Taravari njihet si një prej zërave më konstruktivë për bashkimin parazgjedhor të opozitës shqiptare, veçanërisht me Lëvizjen BESA.

Mirëpo, sa më të afërta që bëheshin qëndrimet ishin të pashpjegueshme sulmet e përnjëhershme që i pari i LrPDSh’së i adresonte ndaj kësaj Lëvizje, gjë që në fund rezultoi edhe me mosbashkëpunimin parazgjedhor.

Burime të portalit Sakte.net pohojnë se një grup intelektualësh brenda LrPDSH është duke kërkuar llogari nga kryetari i tyre, Ziadin Sela i cili në shumë raste është treguar kokëfortë dhe mospërfillës karshi kërkesave të kryesisë së LrPDSh dhe rrethanave politike që kërkonin bashkimin e forcave opozitare për ta mposhtur Bashkimin Demokratik për Integrim./Sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme