Ariana Grande poston mesazhin shumë prekës për ish-të dashurin e ndjerë

Ariana ka thyer heshtjen për vdekjen e Mac Miller.

Ajo është akuzuar nga fansat për vdekjen e ish-të dashurit të saj, reperit Mac Miller, i cili ka vdekur nga mbidoza javën e kaluar.

Por, as për këngëtaren Ariana Grande kjo periudhë dhe kjo ngjarje nuk ishte aspak e lehtë, e madje ka mbetur e tronditur.

Ariana ka treguar shpesh se ajo është munduar ta largojë reperin nga vesi i keq, por nuk ia ka arritur.

E këtë herë ajo vjen me një mesazh që ka shkruar për të, të cilin ia ka bashkangjitur një videoje të Miller, me të cilin i ka prekur të gjithë.

Grande shkruan: “Unë të kam adhuruar që nga dita e parë që të kam takuar kur kam qenë 19 vjeçare dhe gjithmonë do të të adhuroj. Nuk mund ta besoj se nuk je më këtu. Me të vërtetë nuk po mund të bindem. Ne kemi biseduar për këtë. Shumë herë. Jam shumë e hidhëruar, jam shumë e pikëlluar sa nuk di çfarë të bëj. Ti ke qenë miku im më i dashur. Për shumë gjatë. Mbi gjithë të tjerët. Më vjen shumë keq që nuk kam mundur të të shëroj e ta largoj dhimbjen. Me të vërtetë kam dashur. Ishe nga shpirtrat më të mirë dhe më të ëmbël, por me të këqijat që nuk i ke merituar. Shpresoj se je mirë tani. Pusho.”

Mac Miller ka vdekur më 14 shtator nga mbidoza me drogë ndërsa ka qenë vetëm 26 vjeç.

Ariana është fejuar para dy muajve me aktorin e komedianin Pete Davidson.

 

Lini Një Koment