Arifi: Nuk është i vogël suksesi i NISMA në Drenas

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë në Prishtinë, Avni Arifi ka thënë se nuk paraqet lajm fitorja e PDK-së në zgjedhjet e Drenasit, transmeton Klan Kosova.

“Lajm është se një kandidat i një partie tjetër pra në këtë rast NISMA-s i ka fituar 35% apo 8.500 vota në Drenas. Kjo nuk është pak”.

“E vërteta që askush nuk mund ta mohoj është se po të ishte Ramiz Lladrovci kandidat i PDK në zgjedhjet e 2013 apo cilat do zgjedhje pas lufte ai sigurt do të i fitonte mbi 70% qysh në raundin e parë”, ka shkruar Arifi në llogarinë e tij në Facebook.

“Edhe pse jo me një shpejtësi të duhur qytetarët e Drenasit po bëhen më kritik ndaj pushtetarëve të tyre të zgjedhur e kryetarit të ri punë të mbarë në këtë rritje kërkesash për performancë”, përfundon ai.