Arinjtë e uritur rrethojnë “gjahun” – veturën! (Video)

Në Chongqing Safari Park në Kinë, një grup arinjsh e kanë ndalur një veturë me turistë dhe kanë provuar ta lëkundin.

Ata janë ngritur në këmbë dhe e kanë qëlluar makinën me putra, por nuk i kanë shkaktuar ndonjë dëm, transmeton Telegrafi..

Mësohet se pas disa momentesh, arinjtë janë larguar sërish në vendbanimin e tyre në mal.

Njohësit e botës së egër kanë thënë se ata vepruan kështu shkaku i urisë.