“Ariu shqiptar” në një klub me Anthony Joshuan

Boksieri shqiptar Reshat Mati, i njohur me nofkën “Ariu shqiptar”, ka nënshkruar kontratë me promotorin e famshëm britanik Eddie Hearn.
Hearn është promotor i superyllit dhe kampionit të botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua.

Mati nga Dibra e Maqedonisë të mërkurën për gazetën ka thënë se nuk e ka pritur që kaq herët të futet në boksin profesionist. Por ai shton se nuk ka mundur ta refuzojë ofertën nga promotori i Joshuas.

Kalimin nga boksi amator në atë profesionist e cilëson hap të madh në karrierë. /Koha.net/

 

Lini Një Koment