Arkeologët në Turqi gjejnë vulën 2700-vjeçare

Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg, në Anadollin Lindor në Turqi, kanë raportuar mediat vendase.

Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime. Kështjella është ndërtuar në shekullin e VIII para erës sonë, gjatë periudhës së mbretërisë Urartu, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romak, sasanid, bizantin, abasid, selçuk dhe së fundmi osman.

Në këtë kështjellë Harput gjenden gjurmë të civilizimeve të ndryshme, që zbulohen vazhdimisht përmes gërmimeve arkeologjike. Një prej tyre është edhe vula prej guri, e cila në fakt është përdorur si vulë cilindrike. Sipas ekspertëve, ajo i takon shekullit VII para erës sonë. Ajo dëshmon kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private.

Vulat e para janë bërë prej argjile dhe më pas prej guri, dhe metali. Në pjesën e sipërme të kësaj vule gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anash figura e kalit me krahë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme