Arkitektja që deshi ta bënte Prishtinën me xhami moderne, i ‘maron’ Beckhamit shtëpi 45 milionëshe (FOTO)

Familja Beckham po blen shtëpi në Miami. Është një mënyrë të thëni shtëpi, sepse në fakt bëhet fjalë për një cmenduri të vërtetë. Ish-mesfushori i Manchester United, pronar i Inter Miami, klub i futbollit gati të debutojë në kampionatin amerikan, duhet të blejë një apartament në Florida e si zakonisht i bën gjërat me stil, është duke blerë apartamentin më të kushtueshëm në botë.

I ndodhur në zonën më të shtrenjtë të qytetit, “One Thousand Museum”, qiellgërvishtësi i fundit e mjeshtrit Zaha Hadid, 62 kate në 215 metra lartësi, krenohet me tarraca spektakolare dhe një pishinë që lidhet direkt me plazhin e Miami e madje edhe një helidrom mbi catinë e strukturës

Kosto e apartamentit vërtitet rreth 45 milionë dollari (rreth 40 milionë euro), një shifër e pashpenzuar kurrë më parë për një shtëpi që do të shënonte një rekord të ri, por cifti Beckham kërkon më të mirë…

Ndryshe, Zaha Hadid është arkitekja që kishte bërë planin për ndërtimin e një xhamie moderne në Prishtinë, por ai nuk u pranua. Madje kishte pasur shumë polemika lidhur me planin e xhamisë të Posta.

Arkitekja me famë botërore, Zaha Hadid, vdiq më 31 mars 2016.

Lini Një Koment