Arrestimi i Remzi Shalës, a u kontaktua “Molla e Kuqe” nga prokurorët e Hagës

Gjashtë muaj qëndroi në arrati nga ftesa që i erdhi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për t’u arrestuar të premten e kaluar pas një urdhërarresti nga Gjykata e Prizrenit.

Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, tani do të duhet të përballet me drejtësinë vendore e atë ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net kishte marrë vesh se Shalës nga Specialja i kishin ardhur dy ftesa, pasi që e njëjta nuk kishte qenë në dijeni për arratisjen e tij.

Mirëpo si do të veprojë Specialja me Shalën dhe a u intervistuar ai nga hetuesit e Hagës? Në lidhe me këtë lajmi.net ka kontaktuar me avokatin e tij, Natal Bullakaj.

Ai ka thënë se nuk ka informacione se Shala është kontaktuar nga Specialja.

“Unë si mbrojtës nuk kam informacione se Shala është intervistuar nga Specialja”, ka thënë Shala.

Informacione se a u kontaktua Shala nga prokurorët e Speciales nuk ka as djali i tij.

Ai për lajmi.net thotë se nuk janë në dijeni për një gjë të tillë.

“Ne nuk jemi në dijeni dhe nuk kemi një informata të tilla”, ka thënë shkurt i biri i Remzi Shalës.

E kërkesë për lirimin e Remzi Shalës në mënyrë që ky i fundit të intervistohet nga hetuesit e Speciales nuk kanë marrë as në Gjykatën e Prizrenit.

Afërdita Kicaj, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prizrenit për lajmi.net ka konfirmuar se nuk kanë marrë një kërkesë të tillë.

“Jo, me aq sa jemi në dijeni nuk kemi marrë një kërkesë të tillë. Ndaj tij tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh  ndërkaq që informacione për një gjë të tillë nuk kemi”, ka thënë Kicaj për lajmi.net.

Komandant “Molla e Kuqe” ishte arrestuar të premten e kaluar në shtëpinë e tij.

Ikja e tij nga ftesa që i erdhi nga Specialja, nga njohës të çështjeve të drejtësisë, ishte parë si rrezik për precedentë të arrestimeve që mund të ndodhnin të ardhmen me të ftuarit tjerë nga kjo Prokurori. 

Lini Një Koment