Arrestohen dy persona në kufirin Maqedoni – Kosovë

Alsat mëson se policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë hasur duke kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë në mënyrë ilegale. Personat i janë nënshtruar kontrollit mjekësor i cili është i obligueshëm dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Si pasojë e pandemisë së Covid-19 sipas vendimit të qeverisë pikat kufitare janë të mbyllura për kalim të shtetasve të huaj, udhëtarëve dhe veturave, me përjashtim të transitit të kamionëve, koreve diplomatike dhe personave të tjerë për të cilët Ministria e Brendshme jep mendim paraprak nga Shtabi i Krizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme