Arrestohen dy të mitur për vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka caktuar masën e arrestit për dy persona të mitur, në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se dy të ndaluarit mund të kenë lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër, që të dy të mitur.

“Ndërlidhur me hetimin e këtij rasti në orët e mbrëmjes ndaj 2 personave është shqiptuar masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë për t’i proceduar më tej në fazat tjera të procesit hetimor”, ka thënë Borovci për lajmi.net

“Ndaj 2 të arrestuarve, një femër dhe një mashkull që të dy të mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nëse te njejtit ndërlidhen në ndonjë formë me rastin në fjalë”, ka thënë Borovci për lajmi.net

Lajmi.net më herët raportoi se i dyshuari për vrasjen e Aulon Zekës, është G.H, kurse deri te konflikti ka ardhur për një lidhje dashurie.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme