Arrestohen katër persona në Prizren për ‘marrje me prostitucion’

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një hetimi disamujor dhe pas një pune hetimore ka arritur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për ‘marrje me prostitucion’.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me ç’rast DHTQNJ-ja ka arrestuar:

L. R. lindur me 1992 f/sh/k
Sh. K. lindur me 1963 m/sh/k
S. H. lindur me 1976 m/sh/k
E. B. lindur me 1996 m/sh/k

Personat e dyshuar tashmë të arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘marrje me prostitucion’ Neni 7.

Të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Prizren./Telegrafi/