Arrestohen në Gjilan dy të dyshuar për posedim substancash narkotike

Policia e Kosovës, njësitet për reagim të shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, gjatë punëve operative në teren, kanë ndaluar dje (në orën 19 e 25) veturën e tipit ‘Audi’ me targa BU, në të cilën ë gjendeshin dy persona, që të dy shqiptarë, shtetas të Serbisë.

Me të filluar kontrollimi dhe legjitimimin e personave në veturë, i dyshuari M. R. drejtuesi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes me vrap, por pas një distance është kapur dhe, përkundër mos respektimit të urdhrave policor dhe rezistencës së vazhdueshme, i dyshuari futet nën kontroll dhe arrestohet nga ana e policisë, në një nga bodrumet e një kompleksi banesor, në tentim për t’iu shmang arrestit nga Polica e Kosovës.

Në afërsi të vendit të ndaljes është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike, që besohet të jetë e llojit kokainë .

Të dyshuarit janë sjellë në stacionin policor në Gjilan.

Substanca e dyshuar e llojit kokainë ka peshuar 56.4 gram.

Përveç substancës narkotike janë konfiskuar edhe 4 telefona celularë , 90 euro, 980 dinar serbë dhe një veturë e tipit ‘Audi’, si prova materiale për gjykatë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Pas procedurave ligjore që të dy të dyshimtit ndalohen në mbajtje policore për 48 orë.

Rasti “Blerja ,posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge , Neni 267 dhe 401” procedohet për hetime të mëtutjeshme te njësitet e specializuara antidrogë, njoftoi sot Policia e Kosovës.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme