Arrestohen në Itali dy shqiptarë me një sasi rekord heroine

Policia italiane ka prangosur dy shqiptarë të cilët janë kapur me një sasi të madhe heroine.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u arrestuan pasi në makinën e tyre u gjetën 19 pako me heroinë, ku nga peshim i saj rezultoi se shkonte 10 kg.

Operacioni është zhvilluar në Komo të Italisë, dhe shqiptarët janë identifikuar me inicialet M.G dhe L.L

Nga të dhënat e para mësohet se droga është zbuluar në kroskotin e makinës dhe agjentëve i është dashur të përdorin gur fresibël për të zbuluar vendin ku gjendej heroina.

ilgiorno.it shkruan se fillimisht dy të arrestuarit kishin deklaruar se kishin qenë me pushime por pa saktësuar vendndodhjen nga vinin dhe kanë qenë të nervozuar.

Dyshimet kanë nxitur policinë dhe Guardia di Financa të ushtronin një kontroll të imtësishëm makinës së tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme