Arrestohen pesë persona në Vushtrri, për armëmbajtje pa leje

Pesë persona janë arrestuar në disa lokacione të ndryshme në Vushtrri, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, transmeton Gazeta Metro.

Sektori i Hetimeve Rajonale, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, me këtë rast ka gjetur katër armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme të municionit.

“Armët e konfiskuara gjatë kësaj bastisjeje janë: Tre pistoleta, një pushkë gjuetie, shtatëdhjetë e tre fishekë për pistoletë dhe gjashtëdhjetë e dy fishekë të pushkës së gjuetisë”, thuhet në komunikatën e MPB’së.

Ndaj personave të dyshuar, janë iniciuar rastet ‘mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve

Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Lini Një Koment