Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

Dje, në Stacionin Policor Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri”, ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 € (dy mijë e pesëqind euro).

Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestojnë tre personat e dyshuar:

J . P i lindur 1991, shtetas i Republikës së Kosovës

S . P i lindur 1992, shtetas i Republikës së Kosovës

G . V i lindur 1997, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor, ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste të tjera të tentim-grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedim të mëtutjeshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme