Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur në Kramovik të Rahovecit

 Më 27 tetor të këtij vit, në ora 03:00, në një pompë derivatesh në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit nga persona të maskuar ka ndodhur grabitje nën kërcënimin me armë.

Sektori rajonal për hetime nga Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe sot, me 7 nëntor, ka kryer një bastisje në fshatin Kralan të Gjakovës me ç’rast ka arrestuar personin e dyshuar, njoftoi Policia.

Sipas këtij njoftimi, i arrestuari A.A, është i lindur më 1996, ndërsa është shqiptar me shtetësi të Kosovës.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve të tjera përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuanë , 486 gramë
  • Sasi e narkotikëve 10 gramë e dyshuar si kokainë
  • Një peshore e cila shërben për matjen e substancës së dyshuar.
  • Një pushkë automatike AK-47 me tre fishekë
  • Një pistoletë e kalibrit 6.35 mm, me katër fishekë
  • Një pushkë gjuetie
  • Një pushkë ajrore-rekreative
  • Një jelek taktik i forcave speciale Swat
  • Dy këllëfë për mbajtjen e armëve
  • Dy palë dorëza
  • Mjete të mprehta (thika dhe një boks hekuri), bateri dore
  • Një palë dylbi

Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë hetimet, ndërsa personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor.

1 / 8

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme