Arrestohet një zyrtar i qendrës së paraburgimit në Prishtinë

Një zyrtar i qendrës së paraburgimit në Prishtinë është arrestuar të enjten në mbrëmje, ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës. Ai u arrestua pasi gjatë monitorimit të kamerave ishte parë se ka futur gjëra të dyshimta në dhomën e të paraburgosurit, sipas njoftimit.

Në njoftim thuhet se menjëherë kanë reaguar oficerët korrektues dhe, pas bastisjes janë gjetur mjetet e dyshimta.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion për intervistim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme