Arrestohet pedofili që e dhunoi vajzën në Karposh

Për tre ditë jo të plota, policia e gjeti dhe e arrestoi njeriun e panjohur i cili kishte dhunuar vajzën 12 vjeçare në garazh afër Restoranit në lagjen Karposh të Shkupit. Dhunuesi, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ndërsa për të cilin vajza beson se i ka 40 vjet, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Vajza duke vozitur biçikletë në lagje, në një moment ka ndaluar pranë një burri të panjohur i cili ka ecur në këmbë, dhe prej tij ka kërkuar 20 denarë. Njeriu i ka thënë se do t’i jep, por nëse shkon me atë deri te garazha aty afër. Duke i besuar xhaxhait, vajza ka shkuar me të.

Në vend 20 denarë, i ka dhënë 500 denarë dhe më pas e ka dhunuar në mënyrë brutale në garazh. Në ikje i është kërcënuar të mos i tregoj askujt asgjë.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë