Arrestohet personi që kërcënoi presidentin Thaçi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, përmes rrjeteve sociale.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se personi i dyshuar është një 40-vjeçar me inicialet K.P, nga rajoni i Mitrovicës.

Atij i është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës. Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme