Arrestohet qytetari serb që sulmoi xhaminë në Velekincë – tentoi ta vendoste kryqin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ishte ngjitur në minaren e xhamisë së fshatit Velekincë të Gjilanit, dhe kishte filluar ta rrënonte kupolen e minares së saj.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes, kanë thënë se pos që kishte shkatërruar minaren e xhamisë, serbi kishte tentuar që aty të vendoste edhe simbole ortodokse, kryqin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Personi i arrestuar është serb, shtetas i Kosovës, dhe është dërguar në spital pas arrestimit, ka bërë të ditur Hashani.