Arrestohet sërish “Burdushi”

Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi” është arrestuar sërish.

Policia ka arrestuar “Burdushin” pas bastisjes që i ka bërë shtëpisë së tij, kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi.

lajmin për bastisjen në shtëpinë e Burdushit e ka konfirmuar avokati mbrojtës i tij, Asdren Hoxha.

“Më kanë lajmëruar në mëngjes që ka bastisje”, ka thënë Hoxha shkurtimisht për Telegrafin.

Ndryshe, Burdushi është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin e kaluar me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Po ashtu Gjykata ia ka ndaluar Peqanit ushtrimin e profesionit për tri vitet e ardhshme.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

Sipas kësaj aktakuze, Gjykata Themelore Prizren, e gjeti fajtor për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren.


Lini Një Koment