Arrestohet shtetasi i Kosovës që mbante rreth 13 kg marihuan në veturën me targa sllovene

Në Pikën e Kalimit Kufitar Merdar (dalje), më 11.02.2017, në ora 13:20, është ndaluar vetura me targa te Sllovenisë, pronë e një firme sllovene, e drejtuar (me autorizim) nga një shtetas i Kosovës.

“Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, ku janë përdorur pajisje më të përsosura, në maskën e pasme mbrojtëse është vërejtur diç e dyshimtë. Po ashtu është vërejtur se edhe në brendësi të ulëseve ka qese të dyshuara me lëndë narkotike. Dyshimi shtohet edhe me shumë gjatë kontrollit me Njësinë K9”, raporton Policia e Kosovës.

“Për rastin njoftohet Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e cila bënë bartjen e veturë për në Prishtinë në mënyrë që në ambiente më të përshtatshme të kryhet kontrolli. Me urdhër të prokurorit dhe Gjykatësit të Procedurës Paraprake është kryer kontrolli i veturës. Në pjesë të ndryshme të saj janë gjetur të fshehura 39 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme me peshë të përgjithshme prej: 12kg e 634 g, të substancës narkotike marihuanë”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari D.M lindur, më 1988, mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës dërgohet në Qendrën e Mbajtjes. Po ashtu konfiskohet substanca narkotike, vetura e përdorur në rast, një telefon celular dhe 350 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme