Arrin në 12 numri i të vdekurve në Berlin

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve në Berlin, kur një kamion është përplasur në një treg Krishtlindjesh në qendër të kryeqytetit gjerman. Numri i të plagosurve siç raportojnë mediat ka arritur në 48.
Shoferi është  afgan apo pakistanez i cili po kërkonte azil, sipas burimeve të sigurisë të cituara nga agjencia e lajmeve DPA.
Ai thuhet se mbërriti në Gjermani në shkurt si refugjat.
E përditshmja Tagesspiegel tha se ai ishte i njohur për policinë për krime të vogla, por jo lidhje terroriste.
“Të gjitha hetimet në  lidhje me sulmin e dyshuar  terrorist në Breitscheidplatz janë në progres  dhe rasti po trajtohet me kujdesin e nevojshëm”, tha në Twitter Polica në Berlin, transmeton KosovaPress.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme