Arritje jubilare, Milner luan ndeshjen e 500-të në Premierligë

James Milner po paraqitet për të 500-tën herë në Premierligë në karrierën e tij, për t’u bërë lojtari i dytë më i ri që e arrin këtë numër.

Liverpool po zhvillon ndeshjen e javës së 16-të në udhëtim te Bournemouth, ndërsa mesfushori i tyre James Milner ka regjistuar paraqitjen e 500 në elitën e futbollit anglez.

Në 16 vite karrierë, Milner ka luajtur për skuadra të njohura si Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City dhe Liverpool.

Reprezentuesi anglez bëhet vetëm lojtari i 13-të që arrin 500 paraqitje në Premierligë, ndërsa i dytë në moshën më të re, pas Gareth Barry.

Milner, pjesën më të madhe të këtyre paraqitjeve e ka arritur te Manchester City, në fanellën e së cilës skuadër në Premierligë u paraqit 147 herë.

Lojtari i fundit që ka arritur numrin e 500 ndeshjeve në Premierligë,për rastësi,ka qenë Steven Gerrard në vitin 2015, një lojtar po ashtu i Liverpoolit./Lajmi.net/

Lini Një Koment