Arsenali kërkon 10 milionë euro për Koscielnyn

Arsenali kërkon dhjetë milionë euro për të liruar kapitenin Laurent Koscielny, raporton “Evening Standard” të premten, përcjell Koha Ditore.

Koscielny ka refuzuar të udhëtojë me Arsenalin në turneun para-sezonal në SHBA dhe është duke insistuar që të rikthehet në futbollin francez.

Bordeaux, Lyon dhe Rennes kanë shprehur interesim për 33-vjeçarin.

Mirëpo, skuadrat franceze janë të gatshme të ofrojnë kontratë për Koscielnyn, vetëm nëse ai shkëput kontratën me Arsenalin.

Koscielny ka kërkuar nga Arsenali që të lirohet nga kontrata, e cila i skadon në verën e vitit 2020. Mirëpo, krerët e klubit londinez kanë refuzuar të lirojnë atë.

Ata kërkojnë së paku dhjetë milionë euro dëmshpërblim për qendërmbrojtësin.

Lini Një Koment