‘Arsim publik falas’/ Studentët në kor: Nuk tërhiqemi!

tudentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht shfuqizimit të VKM për taksën e provimeve të mbartura. Ata thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Me thirrjet “arsim publik falas”, “Ne nuk dorezohemi” studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme, pavarësisht lajmit të ministres Lindita Nikolla se është shfuqizuar pika 4 e VKM për pagesë ekstra për provimet e mbartura.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”- thonë studentët.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët po protesojne prej disa oresh tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Shkodër.

Pavarësisht thirrjeve me megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.

Me thirrjet “E duam Shqipërinë si Europa”, “ne nuk jemi bankomat”, “S’ka më heshtje, s’ka më pritje” studentët e bashkuar kërkojnë përgjysmim të tarifave dhe heqjen e tarifave. Studentët thonë se do ta vijojnë protestën e tyre dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Vendimi për tarifat është i padrejtë dhe diskriminuese. Ne jemi njerëz elitarë dhe presim mirëkuptim. Ne presim që të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë. Kemi kërkuar të takohemi me ministren e Arsimit. Protesta jonë nuk do ndalet. Ne do kalojmë në demonstratë. Kjo është një protestë studentore dhe nuk është politikë. Politikën nuk e bëjmë ne”- thotë një nga studentët.

“Kjo protestë do të dalë mjaft mirë sepse jemi të bashkuar dhe kemi të njëjtin qëllim. Qëllimi jonë është të anulohet vendimi i VKM për të paguar edhe taksën edhe kreditet. Nëse Ministrja nuk plotëson kërkesat tona ne nuk do ndalemi”- thotë një tjetër student.

Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Lini Një Koment