Artan Dika “shuplakë” Zv/kryeministri të Maqedonisë Bujar Osmanit: Nëse doni me i ndihmu popullit, ktheni paratë që i keni vjedhur

Zv/kryeministri nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, edhe në kohëra të vështira si kjo me koronavirusin gjen kohë të reklamojë veten përmes mediave të ndryshme, duke thënë se është paraqitur vullnetar për të kryer detyrën e mjekut ku do të ketë nevojë në të gjithë shtetin.

Ndërkohë mjeku i mirënjohur, Artan Dika, i ka kthyer një përgjgjigje këtyre veprimeve të fundit të Bujar Osmanit duke thënë: “Miletit ka problemet e veta me të sëmurët edhe virusin. Edhe izolimi e ka lodh. Amoni kursejeni nga por*shitjet edhe fantazimi i heroizmave. Ma mirë vishni nga një mantil në shtëpi edhe snimatuni sikur jeni kujdestar në bollnicë edhe jeni duke bo ku me dit çka aty. Mos e habitni miletin me demagogji ashtu si i habitët komshitë tuj tu i bo kasollet pallate veç me dy vjet vjedhje të pareve t’popullit n’qeveri”.

Tutje mjeku Dika për Almakos deklaron: “Nëse dikush prej politikanëve, qoftë mjek apo i profesioneve tjera, do me ndihmu popullin në këtë situatë, mirë është me ja kthy popullit paret që ja ka vjedh duke e shfrytëzu pushtetin. Vetëm kështu mund të bëhet protagonist pozitiv.”/almakos

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme