Artan Grubi: 11 dhjetori data e vetme për zgjedhje sivjet në Maqedoni

Negociatat e katër partive më të mëdha të Maqedonisë, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, kanë filluar para pak çastesh në Klubin e Deputetëve, me pjesëmarrjen e ambasadorit amerikan në Shkup Jess Bailey.
Nëse sot ose nesër arrihet marrëveshje, zgjedhjet mund të mbahen më 11 dhjetor, tha përfaqësuesi i BDI-së në këto negociata Artna Grubi. Ai shtoi se dallimet mes partive janë minimale dhe u shpreh optimist se marrëveshja gjatë ditës së sotme mund të arrihet.

“Bisedimet po zhvillohen në atmosferë konstruktive. Dallimet janë shumë të vogla dhe jemi afër marrëveshjes. Shpresoj se do ta arrijmë sot ose më së voni nesër, ndërsa data e vetme e mundshme për zgjedhje sivjet është 11 dhjetori”, tha Grubi.

Radmilla Shekerinska e LSDM-së tha se VMRO-DPMNE ik nga zgjedhjet e drejta dhe nga Marrëveshja e Përzhinos.

Nikolla Todorov nga VMRO-ja në pushtet tha se deri tani partia e tij ka bërë lëshime dhe ka qenë konstruktive, kurse LSDM-ja është ajo që vazhdimisht i refuzon propozimet./GazetaExpress

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Email Adresa juaj nuk do të publikohet. Gjithëashtu te dhenat tjera nuk do të shpërndahen me persona të tret. Fushat e obliguara janë të Shenjosura *