Artan Grubi i numëron orët kur nga lista do fshihen votuesit e kontestuar

“Kanë ngelur edhe vetëm 4 orë mundësi për ta verifikuar pjesëmarrjen në regjistrin e votuesve për zgjedhjet e vitit 2016. Ju lutem kontrolloni për vete, për familjarët dhe miqtë tuaj. Procesi është shumë i lehtë dhe zgjat vetëm disa sekonda.” shkruan Artan Grubi lidhur me listën ku ndodhen 39 mijë e 502 votues të kontestuar, kryesisht shqiptarë.

Partitë politike bëjnë thirrje të vazhdueshme që qytetarët që ndodhen në listën si votues të kontestuar të paraqiten në Komisionin shtetëror për zgjedhje që të vërtetojnë se janë banorë të Maqedonisë dhe në këtë mënyrë të ruajnë të drejtën e votës.