Artan Grubi nuk e përmend më platformën, flet për ndarje të resoreve

BDI pret propozim të plotë për Qeverinë, ligj për përdorim të barabartë të gjuhës shqipe në mbarë territorin e Maqedonisë, si dhe ndarje të pozitave funksionare në Maqedoni. Këtë e bëri të ditur Artan Grubi, shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së dhe deputet, në emisionin Analiza 24, njofton Portalb.mk.

“Materialet qe i kërkon BDI dhe LSDM kanë të bëjnë me shumë çështje. Çështja e parë është harmonizimi i qëndrimeve politike rreth shumë situatave në vend, raporti i Pribesë, Prokuroria Speciale Publike, Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe dhe shumë çështje të tjera të cilat duhet ti përfaqësojë Qeveria në të ardhmen. Çështja e dytë ka të bëjë me harmonizimin e platformave të prezantuara në zgjedhjet e 11 dhjetorit, respektivisht harmonizim i premtimeve të bëra. Çështja e tretë ka të bëjë me ndarjen e resorëve, kurse çështja e katërt lidhet me afatet për realizim të këtyre çështjeve”, u shpreh Artan Grubi.

Artan Grubi gjithashtu bëri me dije se për gjithçka do të vendos kryesia qendrore e partisë. Grubi nuk dëshiroj që të precizojë se çfarë saktë deshi të thotë Ali Ahmeti me “skenarin belg”, sipas të cilës Belgjika 2 vite nuk ka pasur Qeveri dhe parë teknikisht, BDI mund të vendos edhe 4 vite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme