Artan Grubi tregon se çfarë meriton BDI – ja

Deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, Artan Grubi për televizionin Al Jazeera ka thënë se BDI i ka meritat për marrëveshjen e Përzhinos.

 ”Vlerësoj se marrëveshja Përzhinos 2 nuk është marrëveshje e re por marrëveshje se si do duhet të zbatohet ajo që ishte nënshkruar më 2 qershor dhe 15 korrik. Ligjet nga kjo marrëveshje janë miratuar edhe në Parlament dhe rrjedhimisht nuk do të paraqesin pengesë që të kemi rezultat pozitiv gjatë vlerësimit për përmbushjen e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Besoj se procesi i verifikimit të votuesve fiktiv do realizohet në afatin e caktuar bashkë edhe me formimin e Agjencionit të mediave. Nuk mund të mos jetë proces i suksesshëm pasiqë kushtet janë përmbushur dhe neve na duhen zgjedhje të lira dhe demokratike ndërsa data e vetme e mundëshme për mbajtjen e tyre është 11 dhjetori”, thekson Grubi.

Grubi më tej flet edhe për procesin dhe konstruktivitetin e BDI-së në këtë proces politik që Maqedonisë i ka marrë më shumë se dy vite kohë, duke thënë se ka qenë pikërisht BDI-ja ajo e cila procesin e ka ecur përpara.

 ”Sa i përket BDI-së është e vërtetë se kemi qenë më konstruktivët në këtë proces, nëse ju kujtohet është nënshkruar marrveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill por që më pas u vendos të shtyhen, pasi që opozita nuk ishte e gatshme për mbajten e zgjedhjeve, pastaj u vendos për më 5 qershor e gjithashtu opozita pasi e pranoi e nisi të refuzojë. Besoj se e dini që është përfolur një numër i madh si votues fiktiv e në fund dolën se janë vetëm 39.502 mijë, të cilët duhet të registrohen nga fillimi për të konfirmuar të drejtën e tyre elementare të votës. Këtyre 39.502 votuesve ju kontestohet vota nga LSDM-ja opozitare e cila kërkon që medoemos të fshihen dhe të largohdn nga regjistri i votuesve.”

”Ndërsa, iniciativat afirmativa që i kam përmendur deri më tani janë iniciativa nga ana e BDI-së të cilat janë prioritete shtetërore e jo partiake”, sqaron më tej Grubi.

Sipas tij, KSHZ e kishte bërë punën e tyre duke e pastruar listën zgjedhore edhe pse ka qenë një proces shumë i komplikuar, ndërsa komisioni Ad-hoc tashmë është në kompletim e sipër e që sipas Grubit ato kërkojnë vetëm njerëz profesionist në këtë drejtim.

”Ne nuk kemi zgjedhur akoma kandidat për komisionin Ad-hoc, ne duam të emërojmë njerëz profesionist të drejtojnë atë komision por ka ardhur deri aty që në gjitha institucionet të drejtohen nga njerëz profesionist. Rezultati i gjithë kësaj krize doli të jetë vetëm 40 mijë votues fiktiv dhe një komision Ad Hoc që për 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve do të mbikqyr raportimin e mediave, ndërsa zgjedhja e ministrit të brendëshëm limitohet vetëm në mundësinë që të mund të ndryshojë brenda ministrisë vetëm 15 pozicione në hirearki”, përfundon kështu bisedën e tij për Al Jazeera, deputeti Artan Grubi.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë