Artistët nga Kosova e Shqipëria me një rrëfim të përbashkët në Budapest

Prishtinë, 19 korrik – Veprat e njëzet e pesë artistëve nga Kosova dhe Shqipëria janë bërë bashkë në Budapest. “Ludwig Museum – Museum of Contemporary Art” është nikoqir i ekspozitës që titullohet “The Whale That Was a Submarine”, e cila mëton të eksplorojë pozicionin e fuqishëm artistik bashkëkohor të dy shteteve, jashtë kontekstit të Ballkanit.

Duke qenë se një prej prioriteteve të këtij muzeu është ndjekja e hapave të skenës së artit bashkëkohor dhe tendencat e reja edhe në vendet post komuniste, kjo ekspozitë i bashkohet këtij qëllimi, shkruan sot “Koha Ditore”. Duke u fokusuar në praktikat e artit, ekspozita ballafaqon zërat e freskët nga të dy shtetet.

Në faqen zyrtare të muzeut thuhet se ekspozita nuk ka për qëllim që të jetë e plotë. Aty po ashtu thuhet se nuk sjell vrojtim retrospektiv të evolucionit të mjediseve kulturore të dy vendeve, e as nuk shqyrton aktivitetin e artistëve nga aspekti historik. Endri Dani, Helidon Gjergji, Alban Hajdinaj, Edi Hila, Ardian Isufi, Ilir Kaso, Olson Lamaj, Armando Lulaj, Violana Murataj, Matilda Odobashi, Adrian Paci, Remijon Pronja, Anri Sala, Gentian Shkurti dhe Fani Zguro janë artistët nga Shqipëria. Aty janë edhe veprat e artistëve nga Kosova, Jakup Ferri, Flaka Haliti, “Haveit”, Majlinda Hoxha, Genc Kadriu, Koja, Dren Maliqi, Alban Muja, Driton Selmani dhe Sislej Xhafa.

“Ludwig Museum – Museum of Contemporary Art, Budapest”, koleksionon dhe shfaq kryevepra të artit modern dhe bashkëkohor. Koleksioni permanent përmban vepra me vlerë të pop artit amerikan (Andy Warhol, Claes Oldenburg, Robert Rauschenberg, dhe të tjera). Në të njëjtën kohë fokusohet në artin e Evropës Qendrore dhe Lindore, duke u fokusuar veçanërisht në prezantimin e artit hungarez prej viteve ‘60 deri në ditët e sotshme në një kontekst ndërkombëtar./Koha Ditore

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme