Artisti e bën Hillaryn me ferexhe (Foto)

Një artist i rrugës nga Melbourne, e ka mbuluar me ferexhe muralin e tij të kandidates për presidente të Amerikës, Hillary Clinton pasi ishte kërcënuar nga Këshilli se do të gjobitet.

Këshilli Maribyrnong reagoi pasi në mural ishte paraqitur Clinton me rroba banje dhe me bankënotat 100 dollarësh të vendosura në to. Këshilli ka thënë se banorët janë ankuar për këtë vepër, e cila ishte pikturuar në një mur në Footscray, 5 kilometra në perëndim të Melbounet, shkruan The Guardian.

Përmes një deklarate Këshilli ka thënë se murali shkel politikat e saj për barazi gjinore, transmeton Koha.net.

“Ne besojmë se ky mural është fyes, për shkak të përshkrimit të një femre gati të zhveshur, jo në bazë të mosrespektimit të Hillary Clintonit, dhe kjo nuk është në përputhshmëri me qëndrimin tonë për barazi gjinore”, është shprehur shefi ekzekutiv i këshillit, Stephen Wall.
“Kemi kontaktuar me policinë Victoria që të marrim mendimin e tyre për këtë çështje, dhe ata konsiderojnë se murali është ofendues dhe në kundërshtim me Aktin e Parandalimit të Grafitit 2007, për zbatimin e të cilit është përgjegjës Këshilli”, shtoi ai.

Por, artisti i njohur si Lushsux në vend se të largojë gjithë muralin, ai e mbuloi Hillarin me ferexhe dhe i la vetëm sytë e saj.

“Nëse kjo grua myslimane ju fyen, atëherë ju jeni fanatikë, racistë, dhe seksistë islamofobë”, ka shkruar ai në muralin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme