Asgjësohen 6 mijë kilogramë mish pa afat në bizneset e zv.kryeministrit

Javën e kaluar derisa Ramiz Kelmendi mori zyrtarisht pozitën e Zëvendëskryeministrit të vendit, policia bastisi bizneset e tij në Pejë, nën dyshimin për shitje të mishit pa afat.

Ai pritet të përballet me drejtësinë për dyshim se ka rrezikuar jetën e qytetarëve.

Gazeta Fjala shkruan se në qendrën tregtare ETC dhe Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ELKOS” në këtë qytet, policia ka gjetur 6 mijë e 600 kg mish pa afat, të cilit nuk i dihej as prejardhja.

“Në “ETC” janë asgjësuar 500 kg mish pule, peshk dhe prodhime peshku, të cilat nuk i kanë përmbushë kushtet për konsum, kurse në “ELKOS”, në fshatin Zahaq të Pejës, janë gjetur 3100 kg mish gjedhi pa të dhëna mbi prejardhjen e mishit, kurse 3000 kg kanë qenë produkte të tjera të mishit si: salsiqe, sallama të pulës, suxhuk shtëpiak, mish i tymosur etj, të cilat kanë qenë të prishura”, ka thënë Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AUV.

Zëvendës kryeministri Kelmendi nuk ka dashur të flas rreth kësaj çështjeje, ndërsa në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës kanë thënë se lënda do të procedohet në gjykatë.

Produktet e konfiskuara, janë asgjësuar në deponinë e mbeturinave, në fshatin Sferkë të komunës së Pejës, në prani të zyrtarëve policor, pjesëmarrësve në aksion si dhe inspektorëve veterinar të AUV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme