Asist në stilin ‘panenka’, goli nuk do shumë koment

Lojtari i Lille, Nanitamo Ikone qysh tani mund të cilësohet si një nga kandidatët më potencian për ta fituar çmimin e ‘Asistimit më të mirë të sezonit’.

Ka pasur shumë asistime të mrekullueshme këtë edicion, por ky i Ikone në stilin panenka është mrekulli me vete.

Lille mposhti Bordeauxin me këtë gol të bukur dhe siguroi edhe matematikisht plasmanin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

21-vjeçari ‘theu murin’ me një panenka, e cila shkoi në këmbët e sulmuesit Loic Remy.

Ky i fundit pa shikuar fare drejt portës, goditi me të parën për golin e fitores së vendasve.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky asistim dhe gol i bukur.

Lini Një Koment