Askujt në PDK nuk ia mban ta zëvendësoj Grabovcin, presion mbi Zenun Pajazitin dhe Blerta Kodra – Deliun

Burime të portalit Sakte.net brenda Partisë Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se pas largimit të udhëheqësit të grupit parlamentar të PDK – së, Adem Grabovci nga ky pozicion shkaku i aferës së përgjimeve, asnjë deputet i kësaj partie nuk ka pranuar që të jetë në këtë pozitë.

Dy emrat më të përfolur janë Zenun Pajaziti, ish ministër i Punëve të Brendshme dhe Blerta Deliu – Kodra.

Sipas burimeve të portalit Sakte.net, Pajaziti është kandidaturë e përshtatshme shkaku se ka raporte të mira me të gjitha palët në PDK, edhe krahun e luftës, por edhe me ata që më vonë aderuan në PDK. Ndërsa, deputetja Kodra – Deliu preferohet, ndër të tjera, edhe shkaku i avancimit të pozitës së gruas në këtë parti. Megjithatë, deri më tani asnjëri nga të dy nuk ka pranuar ta zëvendësojë “shefin e shefave”, sikundërse kanë refuzuar edhe deputetë të tjerë të kësaj partie./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme