Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele, thotë Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë sot se dialogu i Kosovës me Serbinë do të vazhdojë, derisa ka shtuar se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele të cilat po funksionojnë në territorin e Kosovës.

Por, ai tha se ky proces duhet të zhvillohet në koordinim.

“Do të vazhdojë dialogu. Asociacioni ndërlidhet me zhbërjen e strukturave paralele të cilat po funksionojnë. Prandaj unë mendoj se ky proces duhet të jetë proces i cili do të zhvillohet në mënyrë të koordinuar”, tha Mustafa.

Këto deklarata Mustafa i bëri sot, gjatë vizitës në fshatin Plemetin, ku kanë filluar punimet për urat të cilat do të lidhin këtë fshat me fshatin Hamidi./Koha.net

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë