“Astiri” Veliaj sulmon ashpër Vetëvendosjen, thotë se po ndërhyn në “çështje të brendshme” të Tiranës

Një reagim  mbi situatën e krijuar këtë të martë në zonën e Astirit, duke se ka shërbyer për të ngritur në maksimum tensionet dhe akuzat mes VV-së dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Ne reagim e VV thuhet:

“Dhuna sistemike mori sot formën e dhunës direkte te Astiri

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka ndjekur me shumë shqetësim të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit” pranë “Unazës së Re” në Tiranë, ku qytetarët kanë muaj që protestojnë pas skandaleve të një projekti korruptiv infrastrukturor me kompaninë “DH Albania”. Siç është raportuar edhe nga mediat, rreth 13 persona, qytetarë dhe pjesëtarë të Policisë, janë lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe po marrin shërbim pranë spitalit Universitar të Traumës. Sakaq, mediat kanë raportuar gjithashtu se rreth 10 protestues të tjerë janë arrestuar, mes tyre edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, e disa edhe janë keqtrajtuar gjatë arrestimit.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri bën thirrje së pari për ndaljen e të gjitha veprimeve nga ana e organeve shtetërore që mund ta tensionojnë situatën edhe më tej duke shkaktuar lëndime dhe viktima.

Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re”. Një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve. Çështja e pronave në zonën e “Astirit” duhet të zgjidhet duke përdorur një standard të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët.

Shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve, qytetarëve protestues dhe pjesëtarëve të Policisë, dhe kërkojmë lirimin e protestuesëve që po mbahen të arrestuar padrejtësisht.

Tiranë, 12 nëntor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipër”i

Bashkia ka reaguar mbi deklarimin e Vetëvendosjes dega Tiranë, duke e cilësuar atë dashakeq dhe të pakuptimtë. Madje në deklarim Bashkia e Tiranës shprehet se reagimi i VV-së në Tiranë është një ndërhyrje në punët e brendshme të kryeqytetit. Bashkia gjithashtu ironizon deklaratën e Vetëvendosjes duke u shprehur se VV ka fituar votën popullore në Kosovë për të qeverisur vendin dhe jo për të bërë propagandën njëlloj si opozita.

“Bashkia e Tiranës është thellësisht e keqardhur për degradimin e rëndë në të cilin ka përfunduar Lëvizja Vetëvendosja dega Tiranë, e cila sot ndërhyri në punët e brendshme të qytetit për një projekt lokal, por jetik për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Ne dimë se Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut apo suflerin e Orjolës në Tiranë. Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike!”-shkruhet në reagimin e Bashkisë.

Përndryshe këtë të martë, në orët e para të mëngjesit në zonën e Astirit në Tiranë kanë mbërritur një sërë makinerish të IKMT (inspektoriatit kombëtar të mbrojtjes së territorit) për të shkatërruar rreth 33 godina. Protestuesit e kësaj zone, që e mbrojnë me tubime prej një viti pronën e tyre janë përplasur ashpër me policinë e për pasojë nga të dyja anët ka patur persona të lënduar.

Qëllimi i aksionit të IKMT-së sot, është për të liruar rrugën për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe, një tender i cili qëndroi heshtur për disa muaj pas plasjes së skandalit me kompaninë fituese të lotit të saj të parë. Kujtojmë se DH Albania, kompania fituese e lotit të parë miliona eurosh, rezultonte të ishte një kompani fantazëm dhe që kishte fituar tenderin në mënyrë dukshëm të dyshimtë. Vetëvendosje në Tiranë përmes një deklarate kërkoi që policia të distancohej nga dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve për një projekt të dyshimtë i cili u faktua nga skandali me kompaninë DH Albania.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme