Asus lanson smartfonin e ri

Ashtu siç është caktuar, kompani e njohur e teknologjisë Asus ka lansuar smartfonin e ri Zenfone 3s Max.

Me çmim prej rreth 220 dollarë, smartfoni i ri tashmë është në dispozicion për shitje në Indi, raporton GSM Arena.

Vëmendje të veçantë te ky smartfon tërheqë bateria e tij e madhe prej 5 mijë mAh, transmeton Koha.net. Ndër specifikat tjera të rëndësishme të Zenfone 3s Max përfshihen procesori MediaTek MT6750 SoC, ekran 5.2-inç HD, 3 GB RAM memorie/ 32 GB memorie të brendshme, si dhe kamerën kryesore prej 13 megapiskelë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Asus Zenfone 3s Max punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, vjen me sensor për gishtërinj, si dhe në dispozicion është me ngjyrë të zezë dhe ari.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme