Athina nesër me notë verbale e njofton Shkupin për ratifikimin Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për NATO

Notë verbale që do të informojë se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin në NATO, të hënën do të dërgojë Athina deri tek Shkupi, sipas ministrit alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Jorgos Katrugalos, në një intervistë për agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, i sqaron hapat e ardhshëm pasi Parlamenti grek të premten dha dritë të gjelbër për Protokollin për anëtarësim në NATO, ndërsa më 25 janar e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës.

“Të hënën do të dërgohet Nota verbale që do të informojë për ratifikimin e marrëveshjes dhe në vazhdim Maqedonia e Veriut do ta informojë KB-në, por edhe të gjitha vendet anëtare që e njohën nën emrin kushtetues, ashtu që prej tani e tutje njohja do të jetë me emrin e ri kushtetues. Edhe natyrisht, nga e hëna fillojnë obligimet e saja, në brendësi t’i ndryshojë emrat e rrugëve, të objekteve, të dokumenteve që e kanë emrin e vjetër, siç është dakorduar”, sqaron Katrugalos për agjencinë greke të lajmeve.

Shefi alternativ i diplomacisë greke për ANA-MPA, në pyetjen nëse nga java e ardhshme do të obligohet ta shfrytëzojë emrin e ri, përgjigjet pozitivisht dhe shton se Marrëveshja e Prespës është e qartë lidhur me këtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme