Atletico dëshiron Hysajn, por duhet rritur ofertën për mbrojtësin shqiptar

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, është momentalisht një prej më të kërkuarve në Evropë, pasi ka bërë të ditur se nuk pret të vazhdojë me Napolin.

Atletico Madrid është një nga skuadrat që po kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar, dhe për të thuhet se kanë ofruar rreth 18 milionë euro.

Sipas ‘ESPN’, Napoli kanë refuzuar ofertën e ‘Rojiblancos’ për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, transmeton lajmi.net.

Aurelio De Laurentiis ka refuzuar këtë ofertë duke insistuar se është shumë e ulët, dhe se skuadra spanjolle duhet të ofrojë më shumë.

Kujtojmë se 25 vjeçari Hysaj ishte bashkuar me Napolin në vitin 2015, kur nga Empoli kalonte për 5 milionë euro tek Napoli.

Ai ka regjistruar 170 paraqitje gjatë qëndrimit tët ij në ‘Stadio San Paolo’.

Lini Një Koment