Atletico ndan pikët me Levanten

Atletico Madridi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Levante.

Në fakt ishin vendasit ata që lëshuan fitoren nga duart, duke lëshuar epërsinë prej dy golave që e krijuan në pjesën e parë, transmeton Koha.net.

E edhe pjesa e dytë nisi keq për Atleticon kur Correa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 51.

Megjithatë, mysafirët arritën të nxjerrin një pikë nga kjo përballje.

Rodrigo e Camello ishin ata që shënuan për Atleticon në vazhdim të ndeshjes.

Në vendin e dytë Atletico ka 76 pikë, derisa Levante në vendin e 14 ka 44 pikë.

Lini Një Koment