At’Nikolla: Bebe Rexha e thjeshtë dhe e butë, zgjodhi veshje shumë cool!

Ajo është padyshim një nga stilistet më në zë në Shqipëri. Të gjithë e njohin brandin At’Nikolla, që sjellë gjithnjë stil dhe elegancë në veshjet që krijon.

Enada At’Nikolla ka krijuar shumë veshje për personazhet publik shqiptar, por këtë herë ajo ka stiluar për një artiste me famë ndërkombëtare siç është Bebe Rexha. Me veshjen e At’Nikollës Bebe Rexha është paraqitur në eventin më të rëndësishëm të modës, atë të Javës njujorkeze ku nuk ka harruar gjithashtu ta falenderojë publikisht në rrjetet sociale stilisten shqiptare. Por si ishte ta takoje nga afër këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha çfarë zgjodhi ajo në atelienë e Enadës, një përshkrim më të detajuar na e tregon stilistja në një prononcim për Opionion.al:

“Aktualisht Bebe Rexha është një nga këngëtaret më “In” në SHBA, ndaj është kënaqësi që ta takosh dhe për më tepër të të vij në shtëpinë tënde, në atelienë ku unë krijoj. Kaluam disa orë të mrekullueshme, ku unë u befasova me thjeshtësinë dhe butësine e saj, karakteristikë e njerëzve të talentuar. Më pëlqeu shumë fakti që ajo zgjodhi veshjet më “cool”, më moderne, tendence dhe chic të koleksionit të fundit.