AUDI Q8 vjen i modifikuar nga kompania e njohur

Kompania e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, Lumma, edhe më herët pati njoftuar se në panairin e veturave të modifikuara në Essen (i cili fillon nga sot deri më 9 dhjetor), Gjermani, do të prezantojë paketën e re ‘Wide Body’ për zgjerimin e modelit SQ5 të Audit, ndërsa tani njofton se në këtë panair do të ekspozojë edhe Q8-shin me rrotat e reja nga alumini.

Tani për tani, dihet se Audi Q8 ka marrë vetëm rrotat ‘Lumma CLR Racing” prej 22-inç, por kjo është vetëm fillimi.

Gjithashtu, thuhet se Lumma për këtë Q8 paralajmëron një tretman të plotë, i cili do të përmbajë paketën ‘Wide Body’ (paketa për zgjerimin e veturës) që përfshinë mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set të ri të pragjeve, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer, spoiler në bagazh dhe në çati.

Lumma, po ashtu, për Audi Q8 ka zgjedhur edhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, si dhe detajet e reja për interier dhe paketën për përforcimin e motorit.

Lini Një Koment